A po e kërcënon Vuçiq Kosovën – Paralajmëron Perëndimin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2024, 12:18

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë së fundi një paralajmërim për Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një paraqitje të djeshme në një akademi, Vuçiq lë të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, ndryshe siç përjetuan në 25 vjet më parë.

Kjo deklaratë e Vuçiqit sipas përdoruesve të platformës X, po konsiderohet kërcënim direkt luftarak për Kosovën.

Përkthimi i plotë në gjuhën shqipe:

”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”, ka thënë Vuçiq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit