Kurti: Kurrë s’e kam menduar që do të bëhem deputet, se lëre më kryeministër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2024, 08:16

Kryeministri Albin Kurti ka qenë mysafir në podkestin The Rest is Politics (Pjesa tjetër është politikë) që është në kuadër të Apple.

Ai ka folur për rreth një orë ku mes tjerash ka rrëfyer edhe për rrugëtimin e tij politik.

“Gjithmonë e kam konsideruar veten aktivist politik. Unë kurrë nuk kam menduar që do të bëhem deputet në parlament se lëre më kryeministër”, ka thënë Kurti në podkest.

“Prandaj, këto të gjitha janë pasoja të veprimeve të mia dhe të rrethanave, por kurrë caku im”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit