Vjet me rastin e zgjedhjeve lokale, nuk ngeli politikan pa shtruar pothuajse përditë iftar për besimtarët myslimanë. Madje fotot e postuara nga politikanët për këtë rast, u bënë aq bajate sa përfunduan deri ne banalitet.
Rrjetet sociale u bombarduan nga foto politikanësh mes besimtarëve. U vu re befas një dëshirë e madhe e tyre për të shtruar iftar njëri pas tjetrit. E pra, zgjedhjet kaluan dhe partia në pushtet fitoi.
Po këtë vit që nuk ka zgjedhje, përse asnjë politikan nuk ka shtruar asnjë iftar për besimtarët? Muaji i Ramazanit po bën 1 javë që ka filluar e megjithatë askush nga politikanët nuk ka nxituar të hedhë foto me besimtarët gjatë shtrimit të iftarit.
Ky fakt tregon mjaft qartë se politikanët tanë nuk duan t’ia dinë aspak për shqiptarët por kujtohen për votat e besimtarëve vetëm kur kanë nevojë.