Fero thërret Ezanin në Xhaminë e Gjilanit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2024, 15:05

Fero tashmë i është kushtuar fesë islame dhe është larguar nga muzika.

Ish reperi, kur lajmëroi largimin nga muzika, kërkoi nga fansat e tij që mos t’i dëgjojnë më këngët.

Fero, tashmë shihet shpesh në xhamitë e Kosovës, e sidomos atë të Gjilanit.

Në një video të publikuar nga emisioni “Kojshia Show” të cilët kanë dalur t’i pyesin qytetarët e Gjilanit se çfarë mendojnë për largimin e tij nga muzika, shihet gjithashtu ish reperi, Fero, duke thirrur Ezanin në Xhami.

Ndryshe, Fero ka zbuluar se ai ka ndërruar emrin dhe tashmë ai quhet Khattab.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit