Edhe dy raste të reja me pertusis në Kumanovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2024, 17:30

Edhe dy raste me kollën e keqe janë konfirmuar në Kumanovë, theksojnë nga Qendra për Shëndet Publik të Kumanovës.

Një foshnje katëmujorshe dhe një fëmijë gjashtëvjeçar janë dy rastet e reja me pertusis. Të dy fëmijët janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Në QSHP ka gjithsej tetë raste të konfirmuara, shtatë në Kumanovë dhe një Kriva Pallankë.

Nga pika e vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë njoftojnë se nga mesi i janarit deri më tani me DiTePer vaksina janë imunizuar 1.260 fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit