Taravari: Ftoj të gjithë kandidatët për president në debat publik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2024, 14:43

Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari paralajmëroi për të shtunën një debat publik ku do të debatohet për çështjet thelbësore të qytetarëve, ndërkohë që nënvizoi migrimin e të rinjve si një nga çështjet më alarmante me të cilën po përballet vendi.

Taravari u bëri thirrje që të marrin pjesë në debat të gjithë kandidatëve për president.

“Mendoj ta bëjë një debat publik në Tetovë që do të mbahet ditën e shtunë në ora 12:00. I ftoj të gjithë kandidatët të marrin pjesë në këtë debat.

Taravari duke folur për migrimin e të rinjve nga vendi tha se vetëm gjatë periudhës 2011-2019 janë larguar 700 mijë njerëz, ndërsa pesë vitet e fundit ka qenë kombinacioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit