Shpërthimi me dy viktima në Lushnje, lirohet nga burgu sipërmarrësi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2024, 14:04

GJKKO ka liruar nga burgu sipërmarrësin Leonard Gjini, i cili ishte përgjegjës për ndërtimin e magazinës në Lushnje, ku ndodhi shpërthimi tragjik me 2 viktima dhe 7 të plagosur.

Sipas gjykatës, arrestimi i sipërmarrësit të kontraktuar nga deputeti socialist, Bujar Çela, është i paligjshëm. Ndërkohë që pavarësisht këtij lirimi, GJKKO ka lënë në fuqi pezullimet për 5 punonjës të bashkisë dhe IKMT-së.

Nga ana tjetër, për Bujar Çelën, i cili ishte pronar i magazinës dhe mbeti i plagosur nga ky shpërthim, GJKKO ende nuk ka ngritur një akuzë zyrtare.

Kujtojmë se nga ky shpërthim i ndodhur mesditën e 1 marsit, humbën jetën shtetasit Roland dhe Elidon Hoxha, babë e bir, ndërsa mbetën të plagosur 7 persona të tjerë. Shkak për shpërthimin tragjik u bë plasja e një bombole me oksigjen që po përdorej për saldimin e pjesëve metalike të magazinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit