Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, arrestohet shoferi i ‘BMW’ që u përplas

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2024, 13:33

Shoferi i mjetit tip "BMW" që u përfshi në aksidentin tragjik me 4 viktima dhe 2 të plagosur në Tepelenë, është arrestuar.

Policia e akuzon 46-vjeçarin me iniciale E.P Për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 46-vjeçari mbeti i plagosur lehtë nga ky aksident bashkë me dy pasagjerët që po udhëtonin me të.

Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën 42-vjeçari Riza Rrapaj, Lavdosh dhe Leferi Begaj (burrë e grua) dhe Afërdita Begaj, nëna e tij. Të plagosur rëndë ka mbetur edhe çifti i bashkëshortëve, Jani dhe Lavdie Meta, që po udhëtonin me familjen Begaj.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMW” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor””.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit