Kurtishi: Ka rritje të rasteve të prekjes me kancer ndër moshën 50 vjeç

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2024, 16:17

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi ka bërë të ditur se ka rritje të rasteve të prekur me kancer tek personat ndër 50 vjeç.

Ai tregoi se cilat mosha janë më të prekurat nga kjo sëmundje.

“Mosha më e atakuar është ajo ndërmjet 50-60 vjeç edhe pse kemi një rritje të lehtë dhe rasteve edhe ndër moshat 50 vjeç”, tha ai.

Mungesë të barnave aktualisht në klinikën e Onkologjisë nuk ka. Kurtishi deklaroi se ndonjëherë përballën me mungesa të vogla.

“Po, klinika është e furnizuar mirë me barna dhe pacientëtmarrin trajtimin adekuat sipas stadit të sëmundjes dhe llojit të saj. Furnizimi është i mirë, edhe pse ka ndonjë herëmungesë të vogla të disa barnave, por në përgjithësi mbi 90% të barnave të LEB gjendën në klinikë”, u shpreh Kurtishi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit