Aksidenti në Skivjan, shoferët e dy veturave të lënduar rëndë , njëri në gjendje kritike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2024, 09:10

Një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur mbrëmë në magjistralen Pejë – Gjakovë, saktësisht në fshatin Skivjan.

Sipas informacioneve të para, shoferët e dy veturave kanë pësuar lëndime të rënda.

Njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike në spital.

Në pamjet e dërguara shihen se dy veturat janë bërë ‘llom’ ndërkohë që akoma nuk dihet shkaktari i aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit