Sondazhi në rrjetet sociale, Bujar Osmani bindshëm para Taravarit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2024, 08:24

Kompania e famshme shqiptare për marketing digjital, ‘Terra Ëold’ ka bërë një analizë në një duel në Facebook mes Bujar Osmani dhe Arben Taravari për periudhën nga 1 Marsi deri në 15 Mars të vitit 2024.

Analisti dhe eksperti i medieve sociale, Blerim Gjeladini, ka publikuar të dhënat dhe statistikat Bujar Osmanit në shumicën e kategorive të matjes së performancës në rrjetin social vihet re një dominim i qartë, me rezultatin 8:2.

“Sipas sondazhit, Bujar Osmanit në shumicën e kategorive të matjes së performancës në rrjetin social vihet re një dominim i qartë, me rezultatin 8:2 në një gamë të gjerë të kategorive duke përfshirë Fansat, Flitet Për, Reagimet, Postimet, Angazhimin, Reagimin Maksimal, Rritjen, Angazhimin e Imazhit dhe Angazhimin e Videos, duke treguar një prezencë të fortë dhe angazhim të lartë në platformën e Facebook-ut gjatë kësaj periudhe dyjavore.

Osmani ka arritur një përqindje të lartë prej 92% në kategorinë e Rritjes, që tregon një ndërtim të shpejtë të ndjekësve ose një rritje të dukshme në angazhimin e përdoruesve me përmbajtjet e tij”

“Nga ana tjetër, Arben Taravari duket të ketë pasur më pak sukses në tërheqjen dhe mbajtjen e vëmendjes së përdoruesve të Facebook-ut, duke fituar vetëm në dy kategori, të cilat nuk janë specifikuar në grafik

Performanca e treguar në këtë duel të Facebook-ut mund të shërbejë si një indikator i fuqisë së tyre në terrenin digjital, që është gjithnjë e më i rëndësishëm në fushatat politike dhe ndërtimin e imazhit publik”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit