Familjari i çiftit që u gjet i vdekur në Rahovec: Mbushësi i telefonit shkaktoi zjarr

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.03.2024, 08:19

Një çift i moshuar bashkëshortor janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot në fshatin Pataçan i Poshtëm në Rahovec.

Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e asfiksimit nga tymi.

Ndërkohë, një familjar i tyre ka deklaruar se të moshuarit, burrë e grua, jetonin vetëm sepse dy djemtë tyre jetojnë jashtë Kosovës ndërsa vajzat janë të martuara.

Kushëriri Kushtrim Zeka thotë se kur një familjare shkoi ti vizitonte të moshuarit në shtëpi, e gjeti derën e mbyllur dhe hyri nga një dritare ku më pas ka parë që të dy janë të vdekur.

Sipas tij, vdekja e çiftit mund të ketë ardhur nga një zjarr që është ndezur nga mbushësi i telefonit në prizë. Ai thotë se priza është djegur dhe nga tymi të ata janë asfiksuar.

“Menjëherë sapo është njoftu policia kanë ardhë, edhe zjarrfikësit e forenzika kanë ardhë dhe aty për aty është vërejte se nga ka ardhë vatja e zjarrit. Siç duket ngjarja ka ndodhur në mëngjes sepse racioni I mëngjesit ka qenë i bërë gati dhe i pangrënë ka thënë mes tjerash Zeka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit