Riza Rrapa, 29 vjeç është viktima më e re nga aksidenti në Tepelenë. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip Benz kur ka përplasur automjetin tip “Toyota”, ku udhëtonin 5 persona.
Nga ky automjet kanë gjetur vdekjen burrë e grua dhe një e moshuar 90 vjeç. Ndërkohë dy të tjerë janë transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Vetëm një ditë më parë, Riza rrapa kishte nxjerrë në shitje makinën me të cilën u aksidentua.