Nuk është hera e parë që spitali Amerikan i Klod Allajbeut ndot Tiranën dhe sot po ju sjellim edhe pamjet e radhës.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, nga godina e “Spitalit Amerikan 3” del tym i zi duke u shpërndarë në të gjithë Tiranën.
Të gjithë e shohin këtë skandal, madje edhe zyrtarë të bashkisë që kanë në dorë të gjobisin Allajbeun, por askush nuk e bën, pasi oligarku i shëndetësisë është mik i ngushtë i Erion Veliajt, kryetarit të Bashkisë.
Ju kujtojmë edhe njëherë që kjo nuk është hera e parë që spitali Amerikan e bën këtë gjë, por ka marrë leje dhe garanci të plotë.
Përveçse rrjep shqiptarët nga paratë, me tendera publikë, por edhe me trajtimet në spital, "Amerikani" është kthyer në një fabrikë që ndot kryeqytetin shqiptar.