Katër të vdekur është bilanci i aksidentit tragjik në Tepelenë. Policia njofton se katër shtetas ende të paidentifikuar kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë dy të tjerë janë plagosur dhe janë në gjendje të rëndë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështirës në rrugë.
Njoftimi i policise:
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.
Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.