Gjenden dy të vdekur në shtëpinë e tyre në Rahovec, dyshohet nga asfiksimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.03.2024, 18:48

Dy përsona janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm të Rahovecit. Siç njofton policia, viktimat janë burrë e grua. Sipas dyshimeve të para. deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi

“Me datën 17.03.2024 rreth orës 12:25 jemi njoftuar se në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec, burrë e grua të moshës madhore janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimave.

Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike.

Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast hetim i vdekjes”, thuhet në komunikatën e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit