Leonard Gjeka, shqiptari, i cili u arratis nga paraburgimi në Australi disa vite më parë, është ndaluar në Shkodër. Ai është ndaluar nga policia e Shkodrës pasi lëvizte me një automjet të blinduar.
Makina është bllokuar nga policia, pasi nuk kishte autorizim, ndërsa Gjeka vetëm është gjobitur.
Leonard Gjeka në atë kohë 32 vjeç, u arratis nga parburgimi dhe u kap 9 ditë më vonë. Pas kryerjes së dënimit atje, ai u kthye në Shqipëri.
Policia njofton:
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.