Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama reklamoi në rrjetet sociale punimet në rrugën e Dukagjinit.
Por banorët që jetojnë në këtë zonë thonë se punimet e fadromat ishin vetëm sa për sy e faqe pasi gjendja e rrugës Ndërlysaj-Breg Lumi është si mos më keq.
Ata thonë se fadromat kanë hedhur vetëm zhavorr në rrugë me qëllim që gropat të mbushen vetë pa u shtruar fare ashtu siç duhet.
Madje banorët thonë se kjo nuk është hera e parë që fondet merren për rregullimin e kësaj rruge, por investimi është dështim total.
Denoncimi i qytetarit:
Pershedetje si jeni me falni jam nje banor i zones se dukagjinit ju shkruaj ne lidhje me nje investim qe esht ber para 1 jave ne aksin Nderlysaj-Breg lumi qe e kan postuar der te kryeministri ska mbet njeri pa e postuar dhe ja sot pas nje jave gjendja e rruges
Kjo esht gjendja aktuale e rruges. Ju lutem postojeni. Zhavorin e kan len ne an te rruges ne vend qe te mbushen gropat. Eshte e disata her qe meren fonde dhe behet kjo dhoj pune