Pakujdesia e disa banorëve e është bërë shkak për ngordhjen e një maceje ditën e sotme në Tiranë.
Një qytetare që ka denoncuar këtë rast në redaksinë tonë thotë se një vazo ra nga ballkoni i pallatit dhe macja që ishte poshtë ngordhi.
Por shqetësimi i qytetares nuk është vetëm te ngordhja e maces por edhe te mundësia që në vend të maces ndonjë ditë të jetë ndonjë njeri apo fëmijë.
Ajo thotë se ky është një problem serioz pasi në vendin ku ka ngordhur macja është lagje dhe kalojnë çdo ditë klientët e një lokali që ndodhet aty pranë.
Prandaj mundësia që vazoja të bie mbi njerëzit është tepër e madhe.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje, ju lutem postojeni kete vidjo , ka ngordhur nje mace si pasoje i ka rene nje vazi nga ballkoni , neser mund humbe jeten nje femije ,,,,, eshte shume problem se aty kalojne njerzit ku hyne ne lokal. Ju lutem shume shperndajeni se eshte alarmante , Mund te humbin jeten femije aty eshte lagje