Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni mbrëmjen e së shtunës 16 mars. Dy të rinj me origjinë shqiptare humbën jetën si dhe personi i tretë i plagosur rëndë.
Të rinjtë, pak pas orës 22, po udhëtonin me një BMW të zezë, e cila ishte raportuar e vjedhur në drejtim të Colleferro, kur shoferi humbi kontrollin e makinës. Aty ka ndodhur përplasja dhe makina është përmbysur, duke e nxjerrë të plagosurin nga kabina e pasagjerëve. Pasi ka përfunduar jashtë rrugës, makina ka marrë flakë dhe dy viktimat janë ngecur të bllokuar brenda.
Përveç karabinierëve nga Colleferro, në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe zjarrfikësit dhe ambulancat të cilat nuk kanë mundur të bëjnë gjë tjetër veçse konfirmojnë vdekjen e dy shqiptarëve. I plagosuri u transportua me kodin e kuq në Colleferro. Trupat u dërguan në morgun e Poliklinikës Tor Vergata ku u identifikuan falë edhe gjurmëve të gishtërinjve.
Sipas asaj që bëri me dije policia, në bagazhin e makinës u gjetën mjete për vjedhje.