Dëmtimi i tabelave në gjuhën shqipe, arrestohet një serb në Leposaviq

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.03.2024, 11:50

Një serb është arrestuar në Leposaviq në orët e para të së shtunës, pasi dyshohet se ka dëmtuar dy shenja trafiku.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tabelat e komunikacionit që tregojnë emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe dhe atë serbe (alfabeti latin) janë vandalizuar në disa lokacione në pjesën veriore të Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit