Ditën e sotme, një makinë me gaz u shkrumbua nga flakët në mes të Tiranës.
Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, një qytetare i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një problematikë.
Ajo thotë se pompa e benzinës në makinën e saj mbante erë kur e bleu, por mekaniku i tha se do të largohet me kalimin e ditëve.
Por kur shkoi në karburant për t’u furnizuar me benzinë, qytetarja thotë se punonjësit u trembën dhe nuk pranuan t’i mbushnin makinën pasi impianti derdhte benzinën.
Menjëherë, qytetarja e çoi makinën me karrotrec për ta rregulluar. Por edhe pasi e mori pas 3 ditësh gjendja nuk kishte ndryshuar dhe ajo e dërgoi në një servis tjetër.
Qytetarja thotë se mekaniku e ka ngjitur pompën e benzinës me silikon pa asnjë lloj sigurie.
Në këto rrethana dhe me shtimin e problemeve teknike të makinave, qytetarja kërkon të dijë nëse testohen mekanikët e serviseve apo jo pasi makina siç thotë ajo, është armë.
Denoncimi i qytetares:
Mirembrema, si mos te marrin flake makinat me gas? Shkova nderriva pompen e benzines. Vinte ere benzine kabina kur e mora. Do kaloje tha mekaniku. Shkoj te bej benzine ne karburant vec kur ulerasin punonjesit : mis e ndiz makinen, zbrit!!! Kur cte shoh, benzina ikte uje nga makina. Ngre sedilen e pasme shikoj kete gjendje
E coj me karrotrec te mekaniku Pas tre ditesh e marr. Cdo gje ne rregull tha, ishte prish nje gje tjeter. Paguaj e shkoj te nje servis tjeter se nuk kisha besim ngaqe makina benzine gas
E ka ngjit me silikon pompen mjeshtri. A ka ligj per keta njerez? A testohen keta qe hapin servise? Makina eshte arme!

