“Në urgjencën e Durrësit shtretërit në korridor, na mbyti era e rëndë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2024, 21:15

Shëndetësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm të një vendi dhe i tillë është edhe buxheti vjetor që përcaktohet nga qeveria.

Por në Shqipëri, pavarësisht këtij buxheti, kushtet dhe shërbimi spitalor lë shumë për të dëshiruar.

Një qytetare që mbrëmjen e sotme ishte në urgjencën e spitalit të Durrësit, ka mbetur e habitur nga kushtet.

Ajo thotë se te urgjenca shtretërit ishin të vendosur në korridorin e spitalit pranë koshave dhe për të ardhur një mjek u deshën mbi dy orë, pavarësisht fluksit të madh të pacientëve.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarja thotë se në urgjencë ishte një erë e rëndë dhe e padurueshme, por jo era e zakonshme e spitaleve.

Denoncimi i qytetares:

“Pershendetje JOQ Isha sot ne durres tek urgjenca dhe me desh 2 or q te vinte nje doktorr te na vizitonte shkuam se ketej andej dhe kishte akoma shume persona ne rradhe. Era neper urgjenc ishte a padurueshme dhe gjynah per pacientet. Shumica e krevateve ishin neper korridore dhe afer koshave te plehrave madje. Nuk ishte si cdo arome qe gjendet ne spitale ose urgjenca po aroma te padurueshme”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit