Kurti shfaqet duke pirë raki në Ramazan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2024, 19:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kanë vizituar sot piktorin nga Gjakova, Tahir Emra. Këtë e ka bërë të ditur Arjeta Emra, vajza e Tahir Emrës e cila ka publikuar edhe foto nga vizita që kryeministri Kurti ka bërë në familjen e tyre.

Në foton që është publikuar, Kurti shihet duke pirë raki në muajin e Ramazanit. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri konsumon alkool në muajin e Ramazanit, pasi edhe vitin e kaluar Kurti ishte pritur me një gotë raki nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kullën Haradinaj në Gllogjan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit