Infermieri në Vaun e Dejës tenton të vrasë me makinë kolegët e punës: Më bullizonin!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16.03.2024, 16:00

Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vaun e Dejës pasi ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me makinë, dy kolegë të punës.

Mersin Mlloja, me profesion infermier ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, Davë dhe Kristian Ndoja, përkatësisht 60 dhe 32 vjeç, nënë e bir.

Kur është arrestuar 28-vjeçari ka deklaruar se Ndoja dhe nëna e tij, që punojnë si infermierë në Qendrën Shëndetësore Bushat, e bullizonin në punë.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Mersin Mlloja, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit