Kjo foto e familjes Al-Naji duke pritur të çelin iftarin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit teksa janë të ulur në rrënojat e shtëpisë së tyre në Deir el-Balah, Gaza ka bërë xhiron e botës.
Palestinezët filluan agjërimin për muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit të hënën, më 11 mars, teksa bisedimet e armëpushimit u pasuan me rritjen e urisë që vazhdon të përkeqësohet në të gjithë Rripin e Gazës. 67 njerëz kanë mbetur të vrarë nga sulmet izraelite, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.
Ministria nuk bën dallime midis civilëve dhe luftëtarëve në numërimin e saj, por thotë se gratë dhe fëmijët përbëjnë dy të tretat e të vdekurve.
Por kishte pak për të festuar pas pesë muajsh luftë që ka vrarë mbi 30,000 palestinezë dhe ka lënë pjesën më të madhe të Gazës në gërmadha. Familjet zakonisht thyenin agjërimin e përditshëm aty ku ushqimi është i disponueshëm, por ka pak përtej mallrave të konservuara dhe çmimet janë shumë të larta për shumë njerëz.