Policia sekuestron 5000 copë monedha 2 euro në Podujevë, i dyshuari tentoi t’i shiste për 6 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.03.2024, 11:53

Është arrestuar një 37 vjeçar në Podujevë, pasi të njëjtit gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro.

I dyshuari A.A, këto monedha sipas policisë synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

“Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro”, njofton policia.

Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:

5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,

3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,

Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe

Një telefon celular.

Tutje policia njofton se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit