Ekspertja e seksit: Prindërit duhet t’u marrin leje foshnjave para se t’u ndërrojnë pelenat

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16.03.2024, 11:47

Ekspertja e seksualitetit Deanne Carson bëri audiencën konfuze pas një deklarate kontraverse në TV.

Ajo ka pohuar se prindërit duhet t’u marrin leje foshnjave para se t’u ndërrojnë pelenat, shkruan JOE.co.uk.

Carson e pranoi se foshnjat nuk janë në gjendje verbalisht të japin leje, por tha se kjo leje mund të merrej duke u siguruar se prindi dhe bebja ishin marrë vesh me sy.

“Ne punojmë me prindërit që kur lindin. Synojmë të ngremë një kulturë dakordësie të përbashkët në shtëpitë e tyre. “Do të të ndërroj pelenën tani, është OK për ty?!”

Carson më pas vazhdoi: “Por nëse lini një hapësirë, prisni gjuhën e trupit dhe prisni të keni kontakt me sy, atëherë do t’i bëni të ditur atij fëmijë se përgjigja e tij ka rëndësi.”

Shumë shikues të hutuar komentuan incidentin. Njëri prej tyre tha: “Pra, qartësisht kjo s’qenka eksperte”.

Një i dytë shkroi: “Si mund të refuzojë një fëmijë dakordësinë?”

Menjëherë pas intervistës, Carson u përgjigj në një deklaratë në Facebook: “Mjerisht, disa njerëz kanë zgjedhur të tallen me mua (Jo po ka flokë rozë, duhet të jetë lezbike!) dhe nocionin për t’i dhënë foshnjave autonomi trupore (të bësh kakën në pelena).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit