Gentian Bejtja është ekzekutuar pak minuta më parë në oborrin e banesës së tij në Larushk. Gentjan Bejtjas iu bë atentat edhe disa muaj më parë, ku i vdekur mbeti kunati i tij Ramazan Sino dhe dy fëmijët e tij të mitur, por shënjestër ishte ai.
Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B. Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Pak minuta pas ngjarjes, në afërsi të fshatit të tij, është gjetur i djegur një automjet, tip fuoristradë e bardhë. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët mendohet se janë vrasës profesionistë. Bejtja njihet për përplasje të forta me vëllezërit Valter dhe Durim Bami dhe Marklen Hakën.