Aktori i Squid Game Oh Yeong-su është dënuar pasi u shpall fajtor në Korenë e Jugut për abuzim seksual.
Oh Yeong-su, i cili është 79 vjeç, ishte në qendër të vëmendjes në vitin 2021 kur luajti lojtarin nr. 001 në serialin e Netflix që pushtoi botën.
Aktori u nderua me një nominim Emmy për rolin e tij në Squid Game, dhe madje bëri histori kur u bë koreano-jugori i parë që fitoi një Golden Globe.
Vetëm disa muaj pas fitores së tij, Oh u akuzua pasi një aktore femër paraqiti një ankesë në vitin 2021 duke e akuzuar atë se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme dy herë, ndërsa ata punonin së bashku në një shfaqje në 2017.
Së fundmi ai është shpallur fajtor nga Gjykata.