Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur që të lërë mënjanë dashurinë e vjetër me Lulzim Bashën dhe të kthehet tek ajo më e vjetra, tek Sali Berisha.
Së fundmi mësohet se janë miratuar dy komisionet hetimore dhe ata që do të marrin pjesë janë deputetët e Berishës dhe jo të Lul Bashës.
Pritet që komisionet të kenë një afat kohor prej 4 muajsh secili dhe do ketë 15 anëtarë në total.
Dakordësia e arritur për ngritjen e komisioneve pritet t’i japë fund kaosit të krijuar nga Rithemelimi prej 5 muajsh.