Kanë dalë në dritë disa nga mesazhet në telefonat e të arrestuarve për sa i përket rrjetit të Evis Berberit. Ish-kreu i ARRSH-së akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion dhe aktualisht ndodhet në qeli bashkë me bashkëpunëtorët e tij Valter Begaj dhe Ervis Lamin.
Prokurorët kanë në dorë të gjithë mesazhet e Berberit me bashkëpunëtorët e tij në korrupsion.
Në një nga mesazhet, Begaj i shkruan Lamit: 20 te Enis, 20 te Berberi.
Nga ana tjetër Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: Si e keni situatën me coronavirusin? Më nis një foto, po bëj gati dokumentet për t’u fut në tender, po bej kontratën.
Në një njoftim zyrtar Prokuroria njoftoi se i arrestuari Valter Begaj, administrator i kompanisë Net Group SHPK, përfitoi 3 tendera në kohën kur Berberi ishte Drejtor i Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe kur ai drejtonte ARRSH-n.
Për fitimin e këtyre tenderave, kjo kompani rezulton se i ka kaluar në rrugë bankare mbi 223 milionë Lekë kompanisë tjetër DAAM SHPK, për të cilën SPAK thotë se ishte në zotërim indirekt nga Evis Berberi.