Përballje të forta ka rezervuar shorti i Champions League këtë të premte. Sot janë mësuar katër ndeshjet çerekfinale që do emocionojnë të gjithë tifozët e futbollit.
Atletico Madrid, që mposhti Interin me penallti do të përballet me Borusia Dortmund, ndërsa Barcaleona, që eliminoi Napolin, pret në çerekfinale kampionët e Francës.
Ndërkohë, Real Madrid pret një kundërshtar të fortë, anglezët e Manchester Cityt, që këtë sezon nuk janë në momentin më të mirë, por sfida do ketë spektakël.
Nga ana tjetër Arsenal pret gjermanët e Bayern Munich.
Fituesi i çiftit Manchester City-Real Madrid do të përballet me fituesin e çiftit Arsenal-Bayern në gjysmëfinale. Ndërsa në krahun tjetër do të përballen fituesit e çifteve Atletico Madrid-Dortmund dhe PSG-Barcelona.