Çmenduri në SHBA! Fansi i Nicki Minaj sherr me fansin e Dua Lipës, ndërhyn policia

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.03.2024, 12:01

Një fans i Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare përfundoi duke njoftuar policinë, pasi ndihej i kërcënuar nga një fans i këngëtares tjetër Nicki Minaj.

Ky i fundit i shkoi në shtëpi fansit të Dua Lipës, pas një sherri të bërë në rrjetet sociale.

“Për ata që nuk e dinë fansat e Nicky Minaj dhe fansat e Dua Lipës debatojnë rregullisht në rrjetet sociale se kush është këngëtarja më e mirë” – shkruan UniLad.

Më në fund u thirr policia.  Kredia: X/@jps_aririah

I riu me emrin Corales udhëtoi nga shtëpia e tij në Los Angelos për në shtëpinë e fansit të Dua Lipës.

Kur ai mbërriti në shtëpinë e kundërshtarit thërriste fort:

Nicki Minaj është mbretëresha e repit. F**k Dua Lipa.

Të dy postonin momentin e sherrit në rrjetert sociale derisa në vendngjarje erdhi policia. Fansat e dy këngëtares i kanë kritikuar shumë këta djem, pasi konflikti i tyre duhet të kishte mbetur vetëm në rrjetet sociale.

Corales thuhet se fluturoi nga shtëpia e tij në Los Anxhelos në Phoenix, Arizona.  Kredia: X/@buffys

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit