Sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, pasuri gjatë vitit 2023 ka 1,475,329.19. Aty përfshihen toka, objekte, pajisjet.
Gjithsej të hyra për vitin 2023, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur 2,098,592.49.
Tutje sipas raportit të hyrat nga buxheti i Kosovës, Vetëvendosje vjet ka pasur mbi 2 milionë euro.
571 euro i pati të hyra nga anëtarësia, ndërkaq 22.366 nga donacionet dhe kontributet në të holla. Gjithsej në 2023 të hyrat e Vetëvendosjes shkuan në 2 milionë e 98 mijë e 592 euro.
Përveç të hyra kjo parti pati edhe shpenzime. Për paga dhe kompensime VV-ja shpenzoi 767.435.60 euro.
Për shpenzimet e transportit u harxhuan 84.402.37 euro, ndërkaq për reklama dhe konferenca u shpenzuan rreth 139 mijë euro.
Gjithsej shpenzimet e VV-së në 2023 ishin 1 milionë e 381 mijë e 285 euro.