Një ditë më parë, shqiptarët festuan Ditën e Verës.
Në këtë ditë festive, Vodafone zgjodhi t’iu ofronte shqiptarëve një dhuratë, që mesa duket nuk ka qenë plotësisht e tillë.
Një qytetar thotë se pasi ka aktivizuar dhuratën e Vodafone për 14 GB internet për 24 orë, nga llogaria i janë zbritur 25 mijë lekë të vjetra.
Ai thotë se kur ka aktivizuar dhuratën nga aplikacioni “My Vodafone” nuk i është thënë se duhet paguar ndonjë tarifë.
Por pak minuta më vonë, nga llogaria bankare, që e kishte të lidhur me aplikacionin “My Vodafone” i janë zbritur 25 mijë lekë të vjetra.
Qytetari thotë se Vodafone edhe kur bën dhurata të mashtron e të merr lekët pa të pyetur fare.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ!Po ju shkruaj per tju treguar dhe njeher mashtrimet e kompanise Vodafone qe dhe kur ben dhurata te mer leke pa te pyetur.Ne aplikacionin My vodafone kishin ardhur giga bonus dhurat per Diten e Veres dhe pas aktivimit te saj me vin mesazh ne telefon qe llogarise sime bankare (e kisha te lidhur me banken)iu larguan 25 mije leke te vjetra pa asnje mesazh konfirmimi.I ka ndodhur ndokujt kjo gje Ne vazhdim po ju nis r fotot
