Shaban Gogaj dënohet me 7 vjet e 6 muaj burg për vrasjen e Agonis Tetajt

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.03.2024, 19:17

Gjykata e Pejës e ka dënuar sot Shaban Gogajn me 7 vite e 6 muaj burgim unik për për vrasjen e Agonis Tetajt në vitin 2018 në lokalin “Gogaj AG”.

Veprat për të cilat ai u dënuar janë vrasje nga pakujdesia dhe posedim të pa autorizuar të armëve.

Sipas gjykatës, në këtë dënim do t’i llogaritet edhe qëndrimi në paraburgim nga data 23.09.2018.

Masa e paraburgimit do t’i vazhdohet deri në plotfuqishmërinë e vendimit, por jo më gjatë se dënimi.

Në shpalljen e aktgjykimit, gjykata ka bërë rikualifikim e veprës penale nga vrasja e rëndë, siç e cilëson aktakuza, në vrasje nga pakujdesia.

Vendimin u mor nga trupi gjykues i udhëhequr nga Violeta Husaj-Rugova, Shaqë Curri dhe Sami Sharragjiu.

Kujtojmë që Shaban Gogaj më 14.10.2022 nga Gjykata e Pejës ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj dënim me burgim për armëmbajtje dhe për vrasje nga pakujdesia.

Gjykata e Pejës në shpalljen e vendimit për vrasjen e Agonis Tetajt, më 14.10.2022 kishte bërë rikualifikimin e veprës penale, nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia. Gogaj me 5 vjet burgim ishte dënuar për vrasje nga pakujdesia dhe 3 vjet burgim për armëmbajtje pa leje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit