Arrestohet një grua në Fushë-Kosovë, braktisi fëmijën, duke e lënë vetëm në banesë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.03.2024, 20:48

Një grua në Fushë-Kosovë, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës nën dyshimet se e ka lënë të vetëm fëmijën e saj në banesë, me tendencën për ta braktisur.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, njofton se e njëjta është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, sipas policisë, fëmija është dërguar te një familjar i tij.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj duke e lënë vetëm në banesë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmija në bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale është dërguar tek një familjar i tij”, thuhet në raport.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit