Një natë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi me pamje sjelljen skanaloze të policisë me një qytetar i cili është banor në kalanë e Beratit.
Qytetari tregoi se policia nuk e ka lejuar të shkojë në shtëpinë e tij dhe se i kanë vendosur gjobë e pezullim patente për 6 muaj.
Por ky rast i ndodhur në festimet e Ditës së Verës nuk është një rast i izoluar.
Një tjetër banore në kalanë e Beratit, por që ka edhe një biznes privat aty pranë, thotë se policia nuk ka lejuar asnjë banorë tē lëvizë me makinë.
Ajo thotë se banorët dhe pronarët e bizneseve janë detyruar t’i marrin furnizimet në krahë pasi policia nuk i lejonte të kalonin me makina.
Por jo vetëm kaq, pasi qytetarja thotë se policia ka lejuar makina të tjera të hyjnë në kala dhe ato të banorëve rezidentë, siç është vetë, nuk i ka lejuar për orë të tëra.
Edhe për rastin e djalit që u përplas me policinë, ajo thotë se ai kishte të drejtë pasi janë lejuar të futen brenda makina të ndryshme dhe ato të banorëve jo.
Ajo kërkon që ky problem të rregullohet sa më parë pasi përsëritet në çdo event dhe ata që vuajnë janë banorët që kanë shtëpitë pranë kalasë.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje! Dje per festen e dites se veres ne kalane e Beratit ishte nje skandal I vertete. Policat nuk kane lejuar banoret e kalase si dhe pronaret e bizneseve te restoranteve dhe hoteleve te hynin ne kala edhe pse kishin bere furnizimet dhe u eshte dashur qe ti mbajne ne krahe nga lapidari deri brenda kalase. Por lejoheshin pa asnje problem makina te tjera qe kush e di se te kujt ishin. Edhe une jam banues ne kala dhe nuk jam lejuar te shkoj ne shtepi edhe pse isha me dy femijet e mi. Me eshte dashur te pres per ore te tera jashte deri sa te na lejonin te hynim brenda. Per sa I perket çeshtjes se atij djalit eshte nje turp I vertete. Ishin 4 makina per te hyre ne kala. U lejuan 3 qe nuk ishin fare banues ne kala dhe I 4-ti ishte ky djali I cili nuk u lejua te hynte. Kishte shume te drejte te merzitej sepse te lejohen te tjeret para syve te tij dhe ai jo mendoj qe kushdo do kishte reaguar ashtu. E kane mbajtur rreth gjysem ore dhe te bertiturat ndaj tij degjoheshin deri larg.
Por mbasi u nisen per ta cuar ne komisariat u lejuan te gjitha makinat qe erdhen me pas te hynin ne kala pa perjashtim. Kjo eshte nje çeshtje qe duhet zgjidhur sepse eshte e njejta situate per çdo event qe organizohet ne kala. Policia te mare emrat e banuesve dhe nuk ka perse te konfliktohet me asnje.
Video kur e marin. Makina qe ngjitet mbasi ikin ne komisariat. Anonim ju lutem