Rrjeti social Tik-Tok duket se nuk po pëlqehet shumë në Amerikë, pasi edhe Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi një projekt-ligj që mund të ndalojë TikTok nëse CEO nuk ia shet një entiteti që kënaq qeverinë amerikane.
Mirëpo në lidhje me këtë ka pasur edhe një deklaratë nga Ministria e Jashtme në Kinë.
“Ligji i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së e vendos SHBA-në në anën e kundërt të parimit të konkurrencës së ndershme dhe rregullave ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë ditën e sotme.
Megjithatë, aplikacionet “amerikane” janë ndaluar prej kohësh në Kinë. Pekini aktualisht bllokon shumicën e platformave të mediave sociale amerikane, përfshirë Google, YouTube, X, Instagram dhe Facebook, sepse ata refuzojnë të ndjekin rregullat e qeverisë kineze për mbledhjen e të dhënave dhe llojin e përmbajtjes që shpërndahet.