Sërish probleme në aksin Korçë-Ersekë, shembet muri mbajtës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.03.2024, 19:03

Nuk kanë fund skandalet në aksin Korçë-Ersekë. Pas shembjes së një pjese rruge pak kohë më parë, sot ka rënë edhe muri mbajtës i rrugës. Siç shihet edhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, ka rënë muri në një pjesë të rrugës.

Në këtë aks janë shpenzuar 50 milionë euro, por rruga akoma nuk është në cilësinë e duhur.

Tenderi është fituar nga kompania A.N.K. në pronësi të vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola, ndërsa kompania ka marrë afro 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara. 1 kilometër i saj ka kushtuar 3 milion euro. Por pavarësisht kësaj, rruga ka 10 vjet që nuk mbaron. Punimet për pjesën e parë (atë që ka rrëshkitur) duhet të ishin dorëzuar në vitin 2022, ndërsa për të gjithë veprën në prill të këtij viti.

SPAK duhet të nisë arrestimet e atyre që kanë vjedhur paratë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit