60 emigrantë që ishin nisur nga Libia për në Itali kanë humbur jetën pasi gomonia e tyre u përmbys.
Anija humanitare SOS Méditerranée shpëtoi të mërkurën 25 migrantë të cilët kishin qenë në bordin e kësaj gomonie që ishte nisur për të kaluar detin prej një jave. Sipas të mbijetuarve, të paktën 60 njerëz vdiqën gjatë kalimit dhe trupat e tyre u mbytën në ujë.
“Të mbijetuarit flasin për të paktën 60 njerëz që vdiqën në det, duke përfshirë disa gra dhe të paktën një fëmijë. Gomonia u nis nga Zawiya, Libi. Motori pushoi së punuari pas tre ditësh udhëtim, kështu që ata mbetën për disa ditë pa ushqim ose ujë. Shumë emigrantë pësuan djegie të rënda nga përzierja e ujit të detit dhe karburantit. Është dashur të vendoset një plan masiv ndihme mjekësore për t'u kujdesur për të mbijetuarit që "ishin në një gjendje jashtëzakonisht të pasigurt fizike dhe mendore. Dy persona u transferuan me helikopter në Siçili.
SOS Méditerranée ka shpëtuar më shumë se 39,000 njerëz që nga viti 2016, kryesisht në Mesdheun qendror. Që nga fillimi i vitit, 226 persona kanë vdekur në det.
Kalimet në Detin Mesdhe mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme. Një mori faktorësh shkaktojnë rregullisht vdekje në gomonet/anijet fatkeqe, të papërshtatshme për udhëtime të gjata në det. Ndër faktorët përmendet dëmtimi i motorit, përmbysjet e anijeve, dehidratim dhe lodhje.
🔴 BREAKING
— SOS MEDITERRANEE France (@SOSMedFrance) March 13, 2024
L'équipe de l'#OceanViking a porté secours à 25 personnes à bord d'une embarcation pneumatique repérée aux jumelles alors qu’elle était à la dérive dans la région de recherche et de sauvetage libyenne (dans les eaux internationales).
Un plan d’aide d’urgence médicale… pic.twitter.com/YipPlEBx8I