Vdes Ragip Jashari, bashkëluftëtari i Adem Jasharit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2024, 13:28

Ragip Jashari, njëri nga bashkëluftëtarët e momenteve të fundit të Adem Jasharit, ka ndërruar jetë.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Insajderi.

“Familjar, miq, bashkëluftëtarë, shokë e dashamirë, me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ragip Jashari nga Prekazi, kishte luftuar përballë forcave serbe së bashku me Adem Jasharin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit