31-vjeçari shqiptar aksidentohet dhe humb jetën, në xhep kishte kokainë dhe 2000€

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2024, 13:41

Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën një një aksident tragjik në Patra, Greqi.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën e plazhit Othonos-Amalias dhe viktima është identifikuar si Erges Çobaj, me origjinë nga Vlora. Ai ka qenë duke lëvizur me motor kur është përplasur me një makinë me drejtuese një shqiptare nga Fieri.

Shqiptari i njohur në Patra edhe me emrin "Stelios" është përplasur me pjesën e pasme të makinës tip fuoristradë dhe për pasojë motori ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore. 31-vjeçari edhe pse mbante helmetë, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me ambulancë në spital, ku ka dhënë frymën e fundit.

Por gjatë kontrollit të sendeve të tij, policia i ka gjetur 50 gramë kokainë dhe mbi 2000 euro .

Shoferja shqiptare e mjetit me të cilin u përplas 31-vjeçari, ka deklaruar se në momentin e aksidentit ajo ka qenë duke ecur normalisht dhe jo e parkuar në rrugë. Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Partnerja e 31-vjeçarit, me të cilin ndante një apartament në rrugën Panepistimi, ndodhet në gjendje shoku, ndërsa policia ka njoftuar prindërit e tij që ndodhen në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit