Nuk pranonte ndarjen, shqiptari përplas me makinë ish-të dashurën dhe e rreh në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2024, 12:49

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Alessandria, Itali pasi ka tentuar të vrasë ish-partneren e tij duke e përplasur me makinë.

Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Novi Ligure dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar tentativën e vrasjes dhe dhunën e shqiptarit.

Pak kohë më parë ai ishte ndarë nga partnerja shqiptare, por se pranonte dot përfundimin e lidhjes 1-mujore. Një ditë teksa ishte duke përndjekur ish-partneren, ai është futur me shpejtësi në zonën e këmbësorëve të Viale Aurelio Saffi dhe ka përplasur me makinë 40-vjeçaren shqiptare.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka dalë nga makina dhe ka nisur ta rrahë me grushta e shkelma shqiptaren. Për fat të mirë, pranë saj ndodhej një polic i dalë në pension, i cili e ka shpëtuar shqiptaren dhe e ka mbrojtur deri sa ka ardhur policia.

"Kur e pashë gruan që ishte pak e shqetësuar, nuk e dija se çfarë kishte ndodhur, pastaj pashë makinën duke kaluar me shpejtësi të plotë. Pasi e goditi dy herë, e ndalova burrin dhe e tërhoqa anash. Më pas prita të vinte policia, po të mos isha do ta vriste".

Pas arrestimit, policia tha se shqiptari nuk ka patur precedentë për dhunë dhe as sjellje agresive ndaj partneres. Madje në momentin e ngjarjes ai nuk ka qenë as në gjendje të dehur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit