Mbrëmjen e kaluar, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme është arrestuar Evis Berberi, ish-drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Menjëherë pas arrestimit, prokurorët kanë ushtruar kontrolle në banesën e zyrtarit që akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Në shtëpinë e tij, ata kanë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme parash, një laptop, USB, dokumente si dhe disa piktura me vlerë mijëra euro.
Por për këto piktura që janë konsideruar si ryshfet nga SPAK, Berberi ka thënë se është "artist" dhe se i ka pikturuar vetë.
Gjithashtu kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij në Autoritetin Rrugor.