Një argjendari në Rrugën e Dibrës është grabitur një natë më parë.
Policia ka dyshime se autori ka qenë një person i vetëm dhe për të hyrë brenda ambienteve të argjendarisë ka hapur një "vrimë" në tarracë.
Ai ka arritur të marrë bizhuteri me vlerë 10 milionë lekë dhe më pas është larguar.
Grabitja është konstatuar sot nga pronarët e argjendarisë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.