Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Një 76-vjeçare, banore e fshatit Gjepalaj, është përplasur për vdekje me makinë nga një fqinj i saj. Aksidenti i rëndë ka ndodhur kur 23-vjeçari me iniciale K.K ka qenë duke dalë nga banesa e tij me makinë.
Ai ka përplasur me makinë fqinjën e tij këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariat, 23-vjeçarin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.