Zhduket një vajzë nga Gjilani, ishte nisur për në shkollë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.03.2024, 09:23

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast zhdukje që ka ndodhur në komunën e Gjilanit.

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 12 mars ndërkaq rasti është raportuar në polici ditën e djeshme.

“Më 13.03.2024 ankuesja femër/kosovare, ka raportuar se vajza e saj viktima femër/k, ishte nisur për në shkollë, dhe nga ajo kohë nuk dihet për vendndodhjen e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton policia.

Rasti po hetohet nga njësitet relevante policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit