Koplik/ Shoferi i makinës tërheq zvarrë qenin e gjallë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2024, 09:36

Edhe pse denoncimet për keqtrajtimet e kafshëve janë të shumta, rastet për fat të keq sa vijnë e shtohen.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Koplik, Shkodër. Një qytetar ka dëshmuar një rast të tmerrshëm mbrëmjen e kaluar dhe ka vendosur ta denoncojë në redaksinë tonë.

Ai thotë se personi që lëviz me makinë, siç duket në pamje, tërhiqte zvarrë një qen. Sipas tij qeni ishte i gjallë, por shoferi i makinës vazhdonte ta tërhiqte zvarrë gjatë gjithë rrugës.

Për ta ndaluar, qytetari e ka sinjalizuar edhe me drita, por shoferi i makinës nuk ka ndaluar. Ai kërkon marrjen e masave të menjëhershme ndaj këtij rasti.

Denoncimi i qytetarit:

Mirmbrema! Kjo video eshte bere në Koplik ,Shkoder. Shpresoj qe te reagohet sa me shpejt ndaj ketyre monstrave qe mbart kjo toke. Po terheq nje qen zvarre dhe me sa duket e ka mbytur . Ishte i gjalle gjate kohes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit